Mjekët u dhurojnë pacientëve simbolin e Pashkës, Manastirliu: Jeta do triumfojë kudo dhe kurdoherë

schedule12:10 - 12 Prill, 2020

schedule 12:10 - 12 Prill, 2020

Besimtarët këtë të dielë kanë një ditë të rëndësishme, ato festojnë Pashkët dhe e gjithë familja duhet të jetë rreth tryezës.

Ky është një vit ndryshe për të gjithë pasi vendi ndodhet në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke bërë që harmonia festive të mos jetë si vitet e mëparshme. Ndërkohë që mjekët dhe infermierët në spitalet COVID te Infektivi dhe Sanatoriumi po kujdesen për pacientët e infektuar me koronavirus edhe në aspektin psikologjik

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka postuar fotot, ndërsa shkruan se jeta do të triumfojë kudo dhe kurdoherë.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/927879444334773/?type=3&theater

Postimi i plotë:

Siç thotë Papa Françesku: “Fjala e fundit nuk do t’i mbetet as errësirës dhe as vdekjes”.

Në këtë ditë simbol të triumfit të jetës mbi vdekjen, mendimet tona shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona, në këto ditë të vështira në përballjen me #Covid19??

Ky gjest domethënës në spitalin #Covid2 “Shefqet Ndroqi” na jep shpresë dhe forcë, se do t’ja dalim #bashkë që jeta të triumfojë kudo dhe kurdoherë??/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!