Mjekët tek “Hygeia”: Covid-19 nuk ndikon në procesin e fertilizmit in vitro

schedule18:38 - 25 Nëntor, 2020

schedule 18:38 - 25 Nëntor, 2020

Klinika e fertilitetit në spitalin “Hygeia”, edhe në këtë kohë të vështirë pandemie, vijon të jetë pranë çifteve të cilët duan të sjellin në jetë një fëmijë.

Siç shprehet mjekja obseter-gjinekologe Otilja Dekovi, stafi i këtij spitali e ka përshtatur punën, duke u bazuar në të gjithë protokollet shëndetësore për të  minimizuar risqet nga infektimi me COVID.

“Klinika e Fertilitetit të Spitalit Hygeia ka vijuar normalisht punën. Çdo ditë kemi qenë për konsulta me pacientët dhe kemi vazhduar procedurat. Kjo është për të gjithë një situatë e vështirë…ne kemi respektuar protokollet që ekzistojnë në botë për procedurat e fertilizimit invitro dhe realizmin e tyre në kushtet e një pandemie.”

Mjekët tregojnë se shqetësimi më i madh i çifteve është ndikimi që mund të ketë virusi në procedurën e fertilitetit. Aktualisht nuk ka studime që flasin për ndikime.

“Deri më tani, në të gjitha procedurat që kemi realizuar nuk kemi parë ndonjë ndikim të caktuar, të situatës që të na bëhet pengesë për pjesën e procedurës.”

Referuar të gjithë kësaj situate të vështirë, mund të ketë edhe prej atyre çifteve, të cilët vendosin që procedurën e fertilizimit in-vitro, ta shtyjnë për një moment të dytë.

Doktoresha ka mesazh shprese për ta.

“Për mua është shumë e rëndësishme që njerëzit që kanë probleme fertilitete, ta dinë se ne jemi këtu çdo ditë, për të zgjidhur probleme. I gjithi ekipi, mjekët shqiptarë dhe ata grekë, do të jenë këtu për të trajtuar problemet e tyre.” /abcnews.al/