Gianluigi Donnarumma është i PSG. Portieri i Italisë nuk është zyrtarizuar ende te nënkampionët e Francës dhe sot do të ketë zhvillime konkrete në lidhje me këtë.
Mediet italiane bëjnë me dije se stafi mjekësor i PSG do të jetë sot në Romë, në qendrën stërvitore të Italisë, ku do të zhvillojë testet mjekësore të ish-gardianit të Milanit.
Donnarumma nuk ra dakord me Milanin për pagën dhe transferohet në Paris, ku do firmosë për 5 vite dhe do marrë 12 milionë euro në sezon. /abcnews.al