Një grua 64-vjeçare në Tajvan, e cila dëgjonte zhurma për disa ditë, doli se kishte një merimangë të vogël në kanalin e veshit, thanë mjekët.
Dr. Tengchin Wang, drejtor i departamentit të otolaringologjisë në Spitalin Komunal Tainan, shkroi një raport rasti për New England Journal of Medicine, duke detajuar rastin e gruas që kërkoi trajtim në prill.
Wang tha se gruaja u ankua sikur diçka po i lëvizte brenda veshit të saj, si dhe për zhurmë tingujsh që e penguan atë të flinte për disa netë.
Mjekët shikuan në veshin e gruas dhe zbuluan një merimangë të vogël dhe ekzoskeletin e saj brenda veshit Ata përdorën një tub thithës për të hequr.
Wang u shpreh se gruaja nuk ndjeu asnjë dhimbje nga prania e merimangës, sepse ajo ishte vetëm 2 deri në 3 milimetra në madhësi./abcnews.al