Mjekët në shtet dhe privat/ Udhëzimi, kërkesë brenda dy muajsh titullarit të spitalit: Puna në privat, deri në 30 përqind të orëve në shtet

schedule15:17 - 20 Shtator, 2024

schedule 15:17 - 20 Shtator, 2024

Mjekët e punësuar në qendra shëndetësore ose spitale publike që duan të punojnë dhe në  privat  këtë kërkesë  të plotësuar  duhet tja praqesin drejtuesit   të institucionit shëndetësor ku punojnë brenda dy muajsh.

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë udhëzimin   sipas të cili drejtuesit  e spitalit publik  do të vendosin nëse mjeku do të punojë dhe në  privat apo jo.

Vendimin  titullari  duhet ta marrë brenda dhjetë ditësh duke u bazuar në  ngarkesën e orëve të punës  në  spital,  ngarkesën mendore dhe fizike që kërkohet për specialitetin e mjekut  si dhe mbulimin e  shërbimit nga personeli tjetër mjekësor  në  institucionin shëndetësor publik.

Nëse drejtuesi I qendrës shëndetësore apo spitalit publik  nuk shprehet brenda dhjetë ditësh  nga paraqitja e kërkesës, mjeku ka të drejtë të ankohet pranë ministrisë së Shëndetësisë e cila  ngre një  grup të posaçëm për vlerësimin e ankimimit.

Sipas ndryshimeve në ligjin për  urdhrin e mjekut një mjek I cili  shërben në shtet duhet  punojë jo më shumë se 30% të oreve në privat ndërsa shefat  e  çdo niveli në një institucion shëndetësor publik dhe në Universitetin Mjekësor Publik  nuk mund të mbajnë funksione drejtuese në spitalet private.

Të dhënat e plotësuara nga mjekët më pas  do të hidhen në një  regjistër elektronik online ku qytetarët do të mund të mësojnë oraret kur bluzat e bardha shërbejnë  në shtet dhe privat.

Në vendin tonë funksionojnë 823 klinika dhe spitale  privat ku ofrojnë shërbim shumica e mjekëve të punësuar dhe në publik.  Situata aktuale sipas ministrisë  ka krijuar konflikt interesi dhe ka ndikuar negativisht në cilësinë e shërbimit shëndetësor publik.  Për të rregulluar marrëdhniet e punës  mes publikut dhe privatit  qeveria  ndërmori ndryshimet ligjore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!