“Mjekët kërkojnë pajisje mbrojtëse cilësore”, Stroni: Në ndihmë të situatës edhe mjekët e parësorit

schedule22:56 - 18 Mars, 2020

schedule 22:56 - 18 Mars, 2020

Në emisionin Byro mbrëmjen e sotme në ABC News u diskutua në lidhje me pandeminë botërore të COVID-19 e cila ka prekur edhe Shqipërinë. Ky virus tashmë i pranishëm edhe në vendin tonë ka prekur 59 persona dhe ka shkaktuar 2 viktimë.

Drejtuesja e emisionit Byro Juli Xhokaxhi, pati një lidhje me skype infektologun e spitalit të Infektivit në Tiranë, Dr. Gent Stroni.

Gjatë kësaj lidhje Dr.Stroni njoftoi një deklaratë që ka bërë sindikata e profesionistëve të shëndetësisë me anë të së cilës është kërkuar që të rritet performanca e pajisjeve mjekësore që përdor stafi i mjekëve. Kjo deklaratë vjen pas faktit se virusi ka infektuar edhe personel mjekësor në Shqipëri.

Biseda në studio: 

Juli Xhokaxhi: Si është gjendja fizike dhe psikologjike e personelit të stafit të infektivit?

Dr. Gent Stroni: Mos harroni që edhe ata janë njerëz dhe është normale që edhe ata të kenë frikë. E vërteta është që duhet të kenë frikë dhe frika që ata kanë duhet të kthehet në kujdes të shtuar me idenë që të shpëtojmë ose të mos kemi problematika që stafi në përgjithësi mund ti ketë sikurse ndodhi edhe në sanatorium. Do rëndonte situatën për faktin se do largoheshin nga fronti i parë i luftës me këtë virus stafi më i përgatitur por edhe i duhuri në këtë periudhë të vështirë. Përveç kësaj dua të them se bashkë me Dr. Arjanin aderojmë në të njëjtën sindikatë ku kemi bërë edhe një deklaratë.

Deklarata:

“Dukë u nisur nga situata problematike që vendi ynë po kalon në lidhje me pandeminë nga Covid-19 sindikata e shërbimit shëndetësor deklaron solidaritetin me të gjithë të prekurit nga ky virus veçanërisht me stafin mjekësor i cili është infektuar gjatë shërbimit të tyre të kualifikuar në pacientët e infektuar. Kjo ngjarje tregon edhe një herë se masat për pajisjet mbrojtëse që duhet të përdoren nga personeli shëndetësor duhet të ngrihen tashmë në një nivel më të lartë.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë punonjësve të shërbimit shëndetësor që ndërkohë që angazhohen maksimalisht me dhënien e ndihmës pacientëve përmes veprimeve të kujdesshme sipas udhëzimeve të OBSH të CDS dhe SDS të përmbushin edhe obligimin që ata kanë për plotësimin e të gjitha standardeve profesionale me qëllim ruajtjen dhe sigurinë e shëndetit të tyre.

Punonjësit e shërbimit shëndetësor janë një aset i pazëvendësueshëm në një moment të tillë. Garantimi i të gjitha masave për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së tyre përveçse përbën një detyrim i shërben jo vetëm për personelin dhe familjet e tyre por edhe pacientëve që gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë dhe që pritet të zgjasë.

Këto ngjarje tregojnë që shqetësimi i kësaj sindikate drejtuar strukturave drejtuese qendrore dhe lokale në lidhje me sigurimin e mjeteve mbrojtëse për personelin kundër ekspozimit ka qenë i drejtë dhe tashmë edhe më i ndjeshëm e më i mprehtë në të gjithë komunitetin evropian dhe më gjerë nevoja për mjete mbrojtëse është e madhe dhe sigurimi i tyre është edhe më i vështirë.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha sindikatave simotra që në zbatim të kushteve kontratuale duhet të reagojnë dhe të monitorojnë duke asistuar në zbatimin e ligjit dhe të jenë forcë mbështetëse krahas institucioneve të specializuara të shtetit në përballimin e kësaj situatë të koordinojmë propozimet e tyre duke komunikuar paraprakisht me Ministrinë e Shëndetësisë për tu angazhuar në çdo lloj forme dhe mënyre, njëkohësisht u bëjmë thirrje edhe strukturave drejtuese të dëgjojnë propozimet që vijnë nga specialistët e kësaj fushe dhe eksperiencës që vjen nga shtetet që e kaluan më rëndë këtë situatë në lidhje me rritjen e performancës së mbrojtjes individuale të punonjësve shëndetësor.

Gjithashtu të bëhet kujdes me personelin vullnetar që tashmë është linçuar, që janë aktualisht të patrajnuar, i cili mund të mbulojë pavione ose reparte të cilat nuk kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me COVID-in dhe të zëvendësojnë personelin shëndetësor që do mund të trajnohet paraprakisht, të spostohet drejt vijës së parë të frontit me CIVID-in”.

Juli Xhokaxhi: Meqë është dhënë urdhri se analizat, testi, tamponi i Covid-19  mos bëhet vetëm tek instituti i shëndetit publik por edhe në QSUT, do sjellë rritje të numrit të testimeve dhe sa e domosdoshme është në gjykimin tuaj?

Dr. Gent Stroni: Testimi është i vetmi mjet i cili depiston popullatën por jo vetëm kaq. Ne kemi mundësi të marrim masa për çdo person i cili del pozitiv dhe në këtë lloj mënyre qoftë edhe vetë personat mund të bëjnë vetizolimin në shtëpitë e tyre, ata të cilët do të dalin pozitivë që do kenë simptoma të mund ti drejtohen strukturave spitalore sipas gjendjes së tyre. Unë do thoja edhe që secili prej nesh është një ushtar kundër kësaj lufte që ne bëjmë ndaj Covid-19 , por nga ana tjetër sikurse po ndodh në disa prej shteteve perëndimore ku në lojë ka hyrë edhe brezi i mjekëve të sistemit parësor, sigurisht ata nuk mund të hyjnë të punojnë drejtpërsëdrejti me situatën por janë ata të cilët mund të ndihmojnë në këto momente, të ndihmojnë edhe 127 për një lloj triazhimi, këshillat online. Në këtë lloj mënyre krijohet një lloj frymëmarrje. Pra të ndihmojnë edhe mjekët e parësorit që për mendimin tim janë të nevojshëm në këto ditë.

Juli Xhokaxhi: A duhet të përdorim maska dhe doreza sepse ka teori të ndryshme?

Dr. Gent Stroni: Unë mendoj që këta njerëz që dalin dhe duhet patjetër të kenë një maskë. Këtë maskë duhet ta përdorin vetëm ata persona që e ndjejnë veten se kanë një simptomë. Kushdo nga ne që është i detyruar të dalë për të blerë gjërat e nevojshme, në momente kur janë në këto ambiente publike mund të përdorin maska, shami apo çdo lloj gjëje tjetër për të mos emetuar këto sëmundje nga goja dhe fryma. Është një lloj filtri. Duhet të themi edhe tjetrën që ky virus arrin që të përshkojë të gjithë llojet e maskave që përdoren, siç janë maskat pa filtër karboni ose ato pfp2 ose pfp 3. Unë do thoja se përveç kësaj do ishte e panevojshme që njerëz të shëndetshëm të përdornin këto maska që janë kaq të domosdoshme për personat që shërbejnë ose stafin mjekësor që e kanë të domosdoshme përdorimin e këtyre lloj maskave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!