Ekspert i Shëndetit Publik Erion Dasho ka ngritur pyetjen pse vdiq mjeku Arjan Pushi kur ai ishte ndër të parët që mbante maska dhe doreza.
Duke ju referuar deklaratës së Silva Binos në ABC News se mjekët infektohen për shkak se kanë tangërllëk dhe nuk mbajnë maska dhe doreza, Dasho shprehet se Pushi i ka mbajtur masat mbrojtëse që në muajin Janar.
Ai pyet anëtarët e Komitetit të Ekspertëve se pse u infektua me Covid-19 kolegu i tyre.
LEXO EDHE: Ndarja nga jeta e mjekut Arjan Pushi, Kalo: Nga gjiri i heronjve një mantelbardhë humbi sfidën
“Pse vdiq Arjan Pushi?
Pardje një antare e Komitetit të “Ekspertëve” kur u pyet se përse infektohen mjekët në QSUT u përgjigj “sepse kanë tangërllëk”!!!
Dr. Arjan Pushi ishte ndër mjekët e parë në Shqipëri që nisi të mbante maskë dhe doreza. Në muajin janar kur SARS-CoV-2 mendohej se qarkullonte vetëm në Kinë (më vonë do të vërtetohej se ai kishte hyrë prej kohësh në Europë), Dr. Pushi nisi të aplikonte masat mbrojtëse dhe nuk i braktisi ato deri ditën e fundit në shërbim të pacientit.
Një pyetje kam sot për antarët e Komitetit të “Ekspertëve”:
Pse u infektua nga covid-19 kolegu juaj??!!”, shkruan Dasho./abcnews.al