Fëmijët nën moshën dy vjeçare nuk duhet të mbajnë maska sepse ato mund të vështirësojnë frymëmarrjen dhe të rrisin rrezikun e mbytjes.
Në këtë përfundim ka dalë një grup mjekësor në Japoni, të cilët kanë bërë apel urgjent për prindërit ndërsa vendi po rihapet nga masat shtrënguese.
Për të parandaluar përhapjen e virusit, ekspertët e shëndetit në të gjithë botën rekomandojnë që njerëzit të mbajnë maska kur është e vështirë të mbahet distanca sociale pasi vendet lirojnë kufizimet pas mbylljeve të koronavirusit.
Por Shoqata e Pediatrëve në Japoni ka paralajmëruar prindërit se maskat janë shumë të rrezikshme për foshnjat.
“Maska mund ta vështirësojë frymëmarrjen. Le të ndalojmë përdorimin e maskave për fëmijët nën 2 vjeç “, tha shoqata në një njoftim në faqen e saj të internetit.
Më tej në njoftim thuhej se deri më tani ka pasur shumë pak raste serioze të koronavirusit midis fëmijëve dhe se shumica e fëmijëve u infektuan nga anëtarët e familjes.
Kryeministri Shinzo Abe deklaroi se në gjendje të jashtëzakonshme do të vijojnë të jenë Tokio dhe katër zona të mbetura të hënën pasi numri i infeksioneve ra në të gjithë Japoninë. /abcnews.al