Mjekët i shpëtojnë jetën një foshnje që gëlltiti një varëse në formë kryqi

schedule12:29 - 15 Nëntor, 2023

schedule 12:29 - 15 Nëntor, 2023

Mjekët në Peru i shpëtuan jetën një foshnjeje që gëlltiti një varëse në formë kryqi.

Nëna e një vajze 10 muajshe është trembur kur ka parë që vogëlushja të shtunën e kaluar kishte probleme me frymëmarrjen. Ajo e dërgoi menjëherë në spital dhe mjekët me ndihmën e videos zbuluan se foshnja kishte gëlltitur një varëse në formë kryqi.

“Faleminderit mjekëve për mrekullinë. Ky është një fillim i ri. Kjo është një dhuratë dhe një bekim, një mrekulli që ata shpëtuan vajzën time”, tha nëna e foshnjës Maricarmen Sayami Rosas për Reuters.

Mjekët treguan se procedura ishte shumë e komplikuar duke pasur parasysh se ishte një kryq.

“Ai u mbërthye në të tretën e sipërme të ezofagut. Edhe pse u përpoqëm, nuk mundëm ta hiqnim në fillim. Ishte mbërthyer, na u desh të provonim disa herë para se të arrija ta nxirrja”, tha mjeku Luis Estavez Cabanillas. i cili ishte përgjegjës për procedurën në spitalin në La Libertad./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!