Mjekët e urgjencës të ezauruar, studimi: 70% shfaqën të paktën një simptomë të “bournout”

schedule16:05 - 27 Maj, 2022

schedule 16:05 - 27 Maj, 2022

Nga Ajgena Korbi

Mbingarkesa dhe stresi i tejzgjatur gjatë pandemisë së Covid ka çuar drejt ezaurimit shumë prej bluzave të bardha në mbarë botën. 62% e mjekëve të urgjencës në 89 shtete të pyetur nga Shoqata Evropiane e Mjekësisë së Urgjencës kanë shfaqur të paktën një prej shenjave  të “bournout”.

Shifrat në Shqipëri janë dhe më të larta.

“Përgjigjet nga Shqipëria e rendisin atë shifra të larta si Portugalia, Italia, Turqia, më mirë se Franca, por mbi mesataren europiane. Rreth 70% e të pyeturve kanë referuar një simptomë të sindromit “bournout”.”

Studimin që vjen në ditën ndërkombëtare të  urgjencës mjeksore kryetari  të Shoqatës Shqiptare Edmond Zaimi e cilëson një kambanë alarmi për sistemin shëndetësor në vend.  Personeli sipas tij  konsumimin në vendin e punës po e shfaq në disa forma.

“Shfaqet me mungesë të interesit për punë. Tendencën për tu larguar nga puna e kanë shprehur 25% e të intervistuarve.”

Sindromën e “bournout” sipas studimit  po e shfaqin më shumë  profesionistët e rinj në shërbimet e urgjencës.  Erion Bala specializant i vitit të tretë tregon vështirësitë me të cilat përballet  gjatë punës në  Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.

Konsumimi në vendin e punës  po shfaqet dhe me braktisjen e specialitetit të urgjencës nga mjekët e rinj. Vetëm një prej tyre këtë vit  ka përzgjedhur këtë specialitet nga 15 vende të lira.  Pavarësisht se prej dy vjetësh  punon në  Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT Kledi Prifti  mjek i përgjithshëm e ka më mëdyshje ndjekjen e këtij specialiteti.

Specializimi për mjek urgjence në vendin tonë është relativisht i ri.  Prej vitit 2015 deri tani nga Universiteti i Mjekësisë kanë dalë 25 mjekë të tillë. Pjesa tjetër e personelit shëndetësor që shërbejnë në këtë fushë vijnë nga specialitet te tjera. /abcnews.al/