Mjekët e urgjencës kirurgjikale QSUT: Kemi ngarkesë ekstreme

schedule14:54 - 2 Korrik, 2018

schedule 14:54 - 2 Korrik, 2018

Mjekët e shërbimit të Urgjencës Kirurgjikale në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, presin përgjysmim të fluksit të pacientëve me transferimin e të sëmurëve nga Tirana dhe rrethet një herë në javë, drejt ish Sanatoriumit. Kjo sipas tyre pritet të sjellë dhe rritje të cilësisë së shërbimit ndaj të sëmurëve.

Me rreth 140 vizita dhe 13 operacione çdo 24 orë përballen mjekët në urgjencën kirurgjikale në Qendren Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Ngarkesen bluzat e bardha e konsiderojnë ekstreme madje pranojnë se cënon edhe shërbimin ndaj pacientëve.

Muzafer Kaçi, Shef i pavionit të Urgjencës Kirurgjikale, QSUT:  “Sa më shumë të jetë numri i konsultave aq më shumë bie cilësia”

Me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për të dërguar në ish Sanatorium, çdo të mërkurë, urgjencat kirurgjikale nga spitalet e Tiranës dhe ato të rretheve, mjekët presin një përgjysmim të fluksit të pacientëve që i drejtohen QSUT-së.

Muzafer Kaçi, Shef i pavionit të Urgjencës Kirurgjikale, QSUT: “Sado edhe pak të shkarkohet nëse bëjmë 130-140 vizita në ditë mjafton tani të bëjmë gjysmën e këtyre, trend që do vijë duke u ulur se fillimi do jetë i vështirë transporti atje, cuarja atje, deris a të bëhet një mobilizim i gjithë spitaleve, do të lehtësojë shumë. Nëse ne realizojmë 10 -13 operacionë në 24 orë tani do të bjerë gjysmë përgjysmë”.

Ekipi i kirurgëve në urgjencën kirurgjikale do të jetë në gatishmëri për të kryer ndërhyrje që mund të referohen nga 65 pavionet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Ndërkohë në QSUT do të vijonë të kryhen kardiokirurgjitë dhe neurokirurgjitë. Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” nuk do të referohen as rastet e rënda, djegiet, pacientët që transportohen me helikopter, traumat dhe problemet e obstetrisë-gjinekologjisë. Menaxhimi i urgjencave mjekësore nga i gjithë vendi do të bëhet nga Qendra Kombëtare e Urgjencave. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!