Në “Abc-ja e mëngjesit”, neuroradiologu Eugen Enesi foli për goditjen në tru, e njohur ndryshe si (stroku).
Ai theksoi se stroku është një sëmundje vdekjeprurëse dhe se nuk duhet neglizhuar nga qytetarët.
“Stroku është një gjendje e trurit që vjen si pasojë ose enjë mbyllje të një ene gjaku ose e një çarje të një ene gjaku, pra hemorragji e trurit. Është një goditje që truri pëson si pasojë e dëmtimit të enëve të gjakut. Sëmundje kaq vdekjeprurëse, sot me avancimin e mjekësisë janë të shërueshme”, tha Enesi.
Gjatë bisedës në studio, neuroradiologu intervencionues Arben Rroji, shpjegoi shenjat paralajmëruese se kur personat duhet të fillojnë të shqetësohen.
“Në momentin që mbyllet një enë gjaku, pushon së funksionuari ai territor i trurit që është përgjegjës, për disa funksione si lëvizshmëria e dorës , këmbës, shikueshmëria dhe e folura. Nëse pacienti arrin ta perceptojë një situatë të tillë, duhet të paraqitet menjëherë në emergjencë. Nëse një enë gjaku është e mbyllur, truri kalon në nekrozë në vdekje që është një periudhë 6 orë. Në kalojnë 6 orë e kemi të kotë ndërhyrjen pasi nuk ndihmon. Pacienti duhet që në momentin e parë të evidentimit të shenjave duhet të paraqitet afër qendrës shëndetësore”, tha Rroji.
Gjatë bisedës në studio me gazetarin Enkel Demi, ai tha se qendra strokë në spitalin “Amerikan”, Anestezist, reanimator Rudin Domi tha se thuajse çdo ditë ka konsulte të përbashkëta me pacientët.
Po ashtu ai shtoi se burimet njerëzore janë të jashtëzakonshme dhe se puna e ekipit është shumë e rëndësishme.
Domi theksoi se teknologjia e fjalës së fundit është një avantazh.
“Të sëmurët që vijnë në repartet e terapisë intensive, përfshirë pacientët me strokë janë pacientë në mosha të avancuar si edhe me sëmundje shoqëruese”, tha Domi.
Menaxheri i shërbimit të urgjencës, Florian Vaso shtoi se është me shumë rëndësi sensibilizimi. Sfida është që pacientë të sillet sa më shpejt, pa u instaluar dëmtimet e përhershme në tru. Pra nëse ka një rast që paraqet shenjat e strokut duhet të komunikojë menjëherë më mjekun.
Po ashtu mjeku Domi shtoi se edhe në këtë situatë pandemie njerëzit nuk duhet t’i neglizhojnë shenjat. “Koha është shumë e rëndësishme, pacienti duhet të paraqitet në kohën e duhur”, u shpreh ai.
/abcnews.al/