Ministria pas përgjigjes pozitive ka nisur përgatitjet administrative e logjistike që të krijohen kushtet për profesionistët shëndetësorë që janë të interesuar të bashkëpunojnë me institucionet në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke i vlerësuar për gatishmërinë e tyre ka thënë se ata kanë përvojë e kulturë pune në vendet ku operojnë. “Sigurisht që në fillim do të jenë atëherë kur kenë kohë sepse ajo që ne na duhet është trajnimi I dhe edukimi I vazhdueshëm I profesionistëve tanë shëndetësorë”, tha Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë, raporton RTK.
Gatishmërinë e kanë shprehur edhe Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë. “Gatishmëria është e padiskutueshme por sa është e gatshme pala tjetër institucioni shqiptarë në Kosovë ose Shqipëri që t’i mirëpres të gjitha rekomandimet, reformat apo protokollet që i kemi të gatshme siç e kanë bërë vendet të tjera evropiane që e kanë reformuar sistemin shëndetësorë”, tha Aurora Donllenberg, kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë.