Mjekët dhe infermierët në Itali protestojnë, kërkojnë paga dhe kushte më të mira pune

schedule18:27 - 20 Nëntor, 2024

schedule 18:27 - 20 Nëntor, 2024

Mijëra mjekë dhe infermierë zgjodhën të mos shkonin në punë në Itali këtë të mërkurë, si shenjë proteste ndaj kërkesave të tyre. 85% e punonjësve të shëndetësisë qëndruan në shtëpi, çka sipas tyre duhet të bëjë që njerëzit të reflektojnë mbi kushtet e papranueshme në spitalet tona dhe arsyet e protestës tonë.

Sipas punonjësve të shëndetësisë, ata nuk janë dakort me pagat dhe kushtet e tyre të punës. Sindikata thotë gjithashtu se fondet e buxhetit të qeverisë të parashikuara për shëndetësinë në vitin e ardhshëm janë të pamjaftueshme për rekrutimin e nevojshëm dhe për rritjen e pagave.

Plani shumëvjeçar ekonomik i qeverisë, i publikuar në tetor, parashikon që shpenzimet publike për shëndetësinë të mbeten të qëndrueshme në 6.2% të PBB-së deri në vitin 2027.

Ndërkohë që kjo shifër mbetet ende larg mesatares së vendeve të BEsë prej 6.8% të produktit të brendshëm bruto. Për të theksuar vështirësitë që po kalojnë shumë spitale italiane, rajoni i Jugut të Kalabrisë ka nënshkruar një marrëveshje për të sjellë rreth 500 mjekë nga Kuba gjatë tre viteve të ardhshme për të ndihmuar në zgjidhjen e mungesës së madhe të stafit. Angazhimet për të forcuar shërbimin publik të shëndetësisë pas pandemisë COVID-19 nuk janë realizuar dhe listat e pritjes në spitale po rriten, duke i detyruar gjithnjë e më shumë italianët të drejtohen në klinika private për trajtim.

Theksojmë këtu që popullësia italiane vitet e fundit po plaket dhe kësisoj nevojitet një kujdes I shtuar shëndetësor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!