Shumë qytetarë kanë diagnostikuar diabetin e fshehur gjatë kohës që ishin të infektuar me Covid. Mjekja endokrinologe në spitalin Hygeia, Blerina Dyrmishi thotë se tek pacientët diabetik, infeksioni i ka përkeqësuar parametrat e pankreasit apo ka rritur gliceminë.
“Nga ana tjetër edhe vetë infektimet me Covid kanë çuar edhe në disgnostikimet e reja, të diabetit, që nuk kanë qenë të lidhura edhe me ndryshimin që sjell vetë Covid në pankreas,”- thotë mjekja.
Ajo apelon që të gjithë personat e prekur nga Covid-19, të shtojnë në listën e kontrolleve, edhe matjen e glicemisë.
Diabeti kryesisht zbulohet tek personat mbi 40 vjeç. Megjithatë mjekët thonë se kohët e fundit nuk ka dallime moshe, për shkak të kequshqyerjes apo jetës sedentare. /abcnews.al