Në prag të sezonit të gripit mjeket infeksionist i bëjnë thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar. Parandalimi, ecuria klinike dhe ndërlikimet e mundshme të gripit u diskutuan në konferencën mjekësore të infektivit që u zhvillua në Spitalin Amerikan 3 në Tiranë.
Mos e merrni lehtë! Mjekët i referohen gripit për të cilin thonë se është një sëmundje e paparashikueshme ndërsa këshillën ia drejtojnë qytetarëve. Sezoni i tij ende nuk ka filluar, por ky është momenti i duhur për të nisur mbrojtjen ndaj tij.
Parandalimi, ecuria klinike dhe ndërlikimet e mundshme te gripit ishin në fokus të konferencës mjekësore te infektivit që u zhvillua në Spitalin Amerikan 3 në Tiranë.
Një bashkëpunim i Drejtorisë së Strategjisë Akademike dhe Edukimit Mjekësor të këtij spitali dhe Albanian Medical Education Association. Për të shmangur ndërlikimin e sëmundjes doktor Tritan Kalo sugjeron konsultën me specialistin dhe shmangien e antibiotikeve.
Mjekët apelojnë për kujdes ndaj gripit ndërsa tregojnë se infeksionet që e shoqërojnë shkaktojnë deri humbje jete./ABC News Albania