Mjekësia, studentët kundër ligjit: Nuk duam kufizime, mund të rinisim protestat

schedule15:21 - 3 Maj, 2024

schedule 15:21 - 3 Maj, 2024

Studentët e mjekësisë së përgjithshme në universitetin publik nuk përjashtojnë mundësinë e rikthimit  të protestave dhe  ankimimin në gjykata ndërkombëtare të   projektligjit që  I detyron të punojnë në Shqipëri pas diplomimit.

Ata kundërshtojnë edhe draftin e ndryshuar  nga qeveria pas vendimit të Kushtetueses  dhe thonë se  nuk dolën  në rrugë  për të reduktuar vitet e qëndrimit në atdhe,  por  filozofinë e ligjit në tërësi.

“Ne tashmë jemi në bisedime e sipër me avokatët tanë,  dhe jemi drejt përfundimit të një drafti ligjor për ta çuar çështjen dhe në gjykata ndërkombëtare. Çdo përpjekje për të na injoruar në vazhdim do të ketë përgjigje si një vit me parë.”

“Problemi ynë dhe  i gjithë studentëve është në princip me këtë ligj,  nuk mendojmë se është mënyra e duhur si mund ti jepet zgjdihje këtij problemi që është hapur. “

Me draftin e hedhur për  konsultim  afatet e punësimit në vend për mjekët e rinj  ulen nga  pesë në  tre vjetë për studentët   e vitit të parë,  për studentët e vitit të dytë deri në të katërt  nga  tre në dy vjet dhe  për studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë  në 1 vit, por mjekët e rinj thonë se  mbajtja peng e diplomës nuk është zgjidhje për ti mbajtur në Shqipëri.

“Kur studentët e mjekësisë ishin kaq të rëndësishëm për Shqipërinë, pse ata nuk u trajtuan si të tillë? Në momentin që Gjykata Kushtetues rrëzoi ligjin pse ministritë përkatëse   nuk  ftuan studentë për takime dhe diskutime për  të parë mundësinë si mund ti mbajmë në Shqipëri.  Mbajtja peng e diplomës dhe  puna e detyruar dy nuk janë mënyra optimale as ideale për të mbatjur mjekët në Shqipëri.  Ka mënyra më tepër optimale si investimi në sektorin arsimor dhe shëndetësor  të cilat nuk lënë vend për punë të detyruar por  vetëm për punë të dëshiruar.”

“Studentët e mjekësisë nga kjo  situatë janë bërë të flenë më një sy hapur dhe jemi gjithmonë  gati të mbrojmë atë që është e drejtë  dhe atë që është e mirë dhe për Shqipërinë dhe për ne “

Projektligji për  studentët që ndjekin degën mjekësi e përgjithshme në institucionet e arsimit të lartë publik u ndryshua  nga qeveria pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për plotësimin e tij dhe është hedhur për konsultim publik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!