Mjekësia, e preferuara/ “Ajka” e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

schedule15:23 - 28 Gusht, 2024

schedule 15:23 - 28 Gusht, 2024

Degët e shëndetit mbeten ndër më të pëlqyerat për maturantët  që duan të nisin studimet  e larta  në vendin tonë.   Nga 7312 aplikantë 1624  kanë fituar të drejtën të ulen në auditoret e Universitetit publik të Mjekësisë këtë vit akademik.  Rreth  500  të rinj do të studiojnë për mjekësi të përgjithshme.   Rektori  Xheladin Draçini  tregon se nxënësit më të mirë të gjimnazeve kanë zgjedhur këtë universitet.

“Ky është grupi më elitar, më ekselentët ndër të gjithë maturantët dhe kjo në të paktën 10 vitet e fundit ka përbërë trend të pervitshëm. Pra nota mesatare për tre vitet e shkollës së mesme për të gjithë aplikantët e mjekësisë është 9.92 pra mesatarja m2 është 9.52 pra e provimeve specifike të mjekësisë dhe në total 9.72.  Testim i informatizuar në hyrje për 436 maturantë, realizmi i testit mestar 76% përvetësimi i fushave për mjekësinë”, u shpreh Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Xheladin Draçini.

Regjistrimi në universitet nis me 30 gusht dhe raundi i parë përfundon me 13 shtator, por referuar viteve të shkuara programet e studimit në këtë universitet i ezaurojnë kuotat brenda dy ditëve të para. Për studentët e mjekësisë së përgjithshme nuk do të ketë kontratë  detyruese për të punuar brenda vendit pas diplomimit  dhe as tarifë shtesë shkollimi  për aq kohë sa Parlamenti nuk ka miratuar ndryshimet ligjore kërkuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Në dijeninë time nuk ka  një gjë të tillë për momentin, jemi plotësisht të hapur dhe i vlerësojmë mundësitë e karrierës  për studentët tanë, por studimet në Universitetin e Mjekësisë mbështeten në platformën ligjore ekzistuese dhe në dijeninë time nuk ka ndryshime”.

Ashtu si vitet e shkuara maturantët ekselentë do të mbështeten me bursa ndërsa të tjerët do paguajnë tarifën e shkollimit   sipas programit të studimit në Universitetin e Mjekësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!