Mjek në vendlindje/ Burrel, 27-vjeçari kthehet në qytetin e tij pas diplomimit në Tiranë

schedule15:36 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 15:36 - 28 Dhjetor, 2024

Dëshira dhe vullneti për të qenë pranë komunitetit të tij, ka kthyer në vendlindje nga kryeqyteti fizioterapistin Ergys Cakoni. Prej rreth 3 vitesh  Ergysi punon në spitalin e Matit, ndërsa kohën e lirë nuk e kalon si gjithë bashkëmoshatarët e tij, por pasdite atë e gjejm në qendrën Multifunksionale në shërbim të të moshuarve.

27 vjeçari Ergys Cakoni është lindur dhe rritur në qytetin e Burrelit, ndërsa studimet e larta dhe më pas specializimin për Fizioterapist i kreu në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Zgjedhja për të qenë pjesë e bluzave të bardha nuk ishte e rastësishme për të riun nga Mati, pasi shtysë për të ishte motra e tij, e cila punon infermiere. Lidhja e ngushtë me familjen dhe vendlindjen e tij, e solli Ergysin të ushtroj profesionin e fizioterapistit në spitalin e Burrelit, pas një eksperience 3 vjeçare në kryeqytet. Në qytetin ku ai jeton, nuk është më thjeshtë Ergysi, pasi, të shumtë në  zonë e etiketojnë si “Ergysi i të moshuarve”, për arsye se 27 vjeçari në mënyrë vullnetare pas pune trajton të moshuarit, por, jo vetëm në Qendrën Multifunksionale.

Në një rrëfim për ABC News, Ergysi thotë se duhet ende shumë punë në sensibilizimin e qytetarëve për t’a marrë shërbimin e fizioterapisë, ndërsa tregon edhe rëndësin e saj në shëndetin e pacientit.

Ish-infermieria Dude Kurcanin, tashmë në pension dhe Isuf Cakonin i gjejmë rastësishtë në qendrën ku Ergysi ofron shërbim falas, duke marrë trajtimin e rradhës. Iniciativën e qendrës dhe zgjedhjen e rikthimit të Ergysit në vendlindje, jo vetëm që e shohin si të drejtë, por shprehen tepër të kënaqur me zgjedhjen dhe sherbimin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!