VIDEO/ Mjegulla “pushton” Kurbinin dhe Burrelin, vështirësi në lëvizjen e automjeteve

schedule08:29 - 28 Shtator, 2024

schedule 08:29 - 28 Shtator, 2024

Mjegull e dendur në aksin Shkopet-Burrel.

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, mjegulla ka pushtuar disa zona të Kurbinit dhe Burrelit, dhe për pasojë ka pasur vështirësi në lëvizjen e automjeteve në aksin Milot-Burrel.

Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente në këtë aks ndonëse është shfaqur vështirësi bë fushëpamje për drejtuesit e automjeteve./abcnews.al