Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ARRSH bën apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm në këto akse për shkak të prezencës së madhe të mjegullës.
Njoftimi-Në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Përdoruesit e rrugës, që janë duke udhëtuar/kaluar drejt këtyre akseve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
/abcnews.al/