Qyteti i Lezhës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga mjegull e dendur. Abcnews.al mëson se mjegulla që ka mbuluar qytetin është krijuar në mënyrë të papritur.
Kjo situatë përveç habisë tek qytetarët ka sjellë edhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
Gjithashtu, mjegulla e dendur është prezente edhe në zonën e Kurbinit. Kjo ka sjellë vështirësi në aksin Milot- Thumanë, në të cilën mjetet qarkullojnë me vështirësi. g.v/abcnews.al