Mjegulla e dendur ka ‘pushtuar’ ultësirën perëndimore në Krujë dhe Kurbin. Prej orëve të para të mëngjesit, dendësia e mjegullës ka vështirësuar fushë pamjen për drejtuesit e mjeteve.
Autoritetet apelojnë drejtuesit që të tregojnë kujdes të shtuar në segmentin e autostradës Milot-Fushë Krujë për shkak të vështirësisë në qarkullim dhe për të shmangur aksidentet e mundshme./abcnews.al