Mjafton bileta dhe tamponi negativ, qeveria angleze hap dyert e “Wembley” për finalen e madhe

schedule15:57 - 22 Qershor, 2021

schedule 15:57 - 22 Qershor, 2021

UEFA dje doli me një njoftim se nuk plan B (diskutohej Budapesti) dhe finalja e Euro 2020 do të luhet në Londër, në stadiumin “Wembley”, por ende qeveria britanike nuk kishte dalë me një vendim përfundimtar.

Tashmë edhe kjo është kryer. Anglia është gati të lirojë rregullat kundër Covid-19 dhe të lejojë tifozët të mbushin 75% të kapacitetit të stadiumit, më saktësisht pak më shumë se 60 mijë.

Një lajm i madh, që vjen pas një turbullirë që u krijua këto ditë, që vinte në rrezik finalen e madhe të Kampionatit Europian, që do zhvillohet më 11 korrik.

Të pajisurit me biletë nuk do të jenë të detyruar të karantinohen me mbërritjen në Londër dhe do të mund të futen lirisht në stadium nëse rezultojnë negativ për Covid-19 ose nëse posedojnë ceritifkatë vaksinimi, të kryer 14 ditë para nisjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!