Mjaftojnë 30 minuta tek Klinika “VIVIA” për vetulla më të bukura

schedule16:10 - 2 Shtator, 2020

schedule 16:10 - 2 Shtator, 2020

Fox Eyes Lift është teknike inovative që konsiston në vendosjen e fijeve të tretshme nga organizmi nën lëkurë me qëllim ngritjen e pjesës fundore të vetullave dhe këndin e jashtëm të syrit duke i dhënë formën e bajames apo të syrit të dhelprës, nga ka marrë dhe emrin.

Ky trajtim mini-invaziv që realizohet në kohë të shkurtër (rreth 30 minuta) është alternativa më e mirë jo kirurgjikale për ti dhënë syve dhe vetullave formën e dëshiruar.

Në fakt, në klinikën VIVIA prej disa vitesh aplikojmë dhe realizojmë trajtime jo kirurgjikale me fije të tretshme, jo vetëm të vetullave por dhe të pjesëve të tjera të fytyrës, qafës e dekoltesë duke përdorur produktet patjetër të certifikuara dhe teknikat më të fundit me rezultate të kënaqshme në pacientët tanë.

Por trendi i vitit të fundit- fox eyes lift , orientuar nga influencueset më të njohura të mediave sociale , bëri që edhe në Shqipëri, të kërkohet më shpesh sidomos nga femrat e grupmoshës 25-40 vjec, dhe në mënyrë më të qartë për efektin që dëshirojnë.

Por çfarë janë këto fije?

Fijet, të ngjashme me ato që përdoren në kirurgjinë kardiake dhe endovaskulare prej vitit 1980, kanë në përbërje të tyre polimere të purifikuara si polydioxanone, poli caprolactone, polilaktik, së fundmi dhe acid hialuronik ,që gjatë tretjes shpërbëhen në molekula plotësisht të padëmshme (H2O dhe karbon),  të cilat eleminohen në rrugë natyrale nga organizmi.

Si rezultat i ndertimit specific, fijet pasi vendosen nën lëkurë, realizojnë jo  vetëm tërheqje mekanike të saj, por stimulojnë edhe prodhimin e kolagjenit të ri, duke forcuar në terma afatgjatë strukturat mbajtëse të lëkurës.

Alternativa të tjera për realizimin e lifting jo kirurgjikal janë  aplikimi i botox, mbushjet me filler-acid hialuronik të cilat në fakt mund të kombinohen me fijet në varësi të nevojave dhe vecantive të cdo individi. Ndërkohë që ky rezultat mund të realizohet edhe me mëtodë kirurgjikale.

Por pavarësisht se efekti i kësaj të fundit zgjat për disa vjet, metoda me fije parapëlqehet më shume për disa arsye. Së pari, metoda me fije është mini invazive, realizohet në kohë të shkurtër, nën anestezi lokale dhe me kohë rekuperimi më të shkurtër se kirurgjia, së dyti, fijet nuk bëjnë vetëm lifting mekanik por përmirësojnë dhe rigjenerojnë shtresat e lëkurës ku vendosen dhe përreth, gjatë gjithë kohës pas aplikimit derisa treten plotësisht; gjithashtu trajtimi me fije ka kosto më të ulët se kirurgjia dhe kërkohet nga grup mosha më të reja.

Po kështu, duke qënë se nga shumë vajza kërkohet vetëm sepse është trend i momentit, dhe efekti i fijeve për këtë formë syri zgjat  më pak se kirurgjia, nuk rrezikojnë të mbeten “jashtë mode”.

Gjithsesi pavarësisht se janë të shumta vajzat që e kërkojnë këtë trend, duhet patur parasysh që me mjekun diskutohet paraprakisht dhe vendoset nëse teknika është e përshtatshme për ju ose jo.

Dhe këtu konsiderohet jo vetëm nëse ju shkon kjo formë syri ose jo, por edhe nëse keni sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti, sëmundje që rrisin rriskun për infeksione, obezitet apo gjendje si shtatzania e gjidhënia të cilat përbëjnë kundërindikacion për kryerjen e këtij trajtimi.

Pothuajse gjithmonë kur postoj në instagram video të aplikimit të fijeve marr reagime frike sepse perceptohet si procedurë e dhimbshme.

Por në fakt procedura është minimalisht e dhimbshme pasi para vendosjes së fijeve , aplikohet anestezi lokale jo vetëm në pikat e hyrjes por gjatë gjithë trajektores së fijeve.

Dr.Silvana Mishtaku

Pasi fijet vendosen në drejtimin e përcaktuar paraprakisht, në varësi të formës që dëshirohet, në një procedurë që zgjat rreth 30 min, efekti lifting vihet re menjëherë. Shenjat post treatment  janë minimale, përfshirë pikat e hyrjes së fijeve, nxirjet  e mundshme dhe  edemë që rekuperohet brenda disa ditëve.

Përsa i përket efekteve anësore, ato janë të kufizuara,por  për shkak të faktit që është procedurë mini-invazive mbart rrisk për infeksion, ndaj duhet të kryhet në kushte absolutisht sterile dhe nga mjek  i certifikuar dhe me eksperiencë  në vendosjen e fijeve.

Po kështu për mbarëvajtjen e këtij procesi duhet të keni parasysh disa gjëra para dhe pas trajtimit.

Si për çdo procedurë dermoestetike rekomandohet evitimi i konsumimit të alkoolit 12 orë para dhe pas trajtimit.  Pas procedurës rekomandohet evitimi i aktivitetit të rëndë fizik dhe në persona të caktuar, vlerësuar nga mjeku rekomandohet marrja e antibiotikëve për profilaksi ndaj infeksioneve.

Kohëzgjatja mesatare e efektit të fijeve varion 9-24 muaj, dhe varet nga gjendja dhe karakteristikat individuale, kombinimi me procedura të tjera (botox, filler, plazma, mezoterapi etj) si dhe nga teknika e përdorur, numri dhe lloji i fijeve që vendosen për realizimin fox eye lift.

Kjo procedurë ofrohet në Klinikën Dermo Estetike VIVIA nga mjeke Dermatologe-Venereologe, Dr.Silvana Mishtaku

Për më shumë informacion ose vizitë me mjeket e klinikës Vivia kontaktoni në 0696075599.

Klinikën Vivia e gjeni pranë Spitalit Amerikan 3.