“Mjaft broçkullite pa fund”, Hajdari-Spiropalit: Po të jap dinjitet që mos rrish pas shefit

schedule11:13 - 24 Shtator, 2020

schedule 11:13 - 24 Shtator, 2020

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke folur nga foltorja e Parlamentit, i është drejtuar me tone të ashpra deputetes Rudina Hajdari.

Spiropali i kërkoi zonjës Hajdari “që të mbajë gojën dhe t’i vërë fre vetes kur flet” pasi kjo e fundit u shpreh se pandershmëria dhe mashtrimi është kryefjala e mazhorancës në Parlament.

“Rudina mbaj gojën, vëri fre vetes. Broçkullit pa fillim e fund, s’te kemi asnjë borxh. Mbajmë përgjegjësi për listat, emrat. Mbaj edhe ti për të gjithë edhe për anëtarët e familjes tënde biologjike, edhe për atë politike…”

Lexo edhe: “Keni frikë nga populli”, Hajdari: Rama mashtroi shqiptarët me listat e hapura

Po ashtu, Spiropali i kujtoi Hajdarit se nuk është e votuar dhe se është në atë parlament nga lista e PD, pas djegies së mandateve.

“Ti nuk je e votuar, ke hyre nga lista e PD, dil në votim e shih sa vota merr. Pije detin Rudina, hyri detit në këmbë e ta shohim ku do dalësh. Shko bëji në vend tjetër ato, nëse ke akuza. Këtu jemi për të diskutuar për Rezolutën mbi Integrimin, për të cilën ti ke punuar, bashkë me Taulant Ballën. Nuk fole fare për rezolutën…”

Sa i përket draftit të propozuar nga PS, për listat, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u shpreh se propozimet e mazhorancës janë serioze.

“Nuk ka sisteme që ndryshojnë demokracinë sa hap e mbyll sytë. Duhet të japim zgjidhje. Propozimet e PS, janë serioze, marrin parasysh edhe nevojën për një hapje të listave. Nuk u bëmë si këmbët e dhisë këtu, që të gjithë duhet të hyjnë, në çdo lloj forme…Ne po sigurohemi që të kemi një qeverisje që i përgjigjet nevojave aktuale dhe integrimit në BE. Kujdes me gjuhën dhe ejani këtu propozoni zgjidhje,” u shpreh Spiropali.

Nga ana tjetër, në Replikën e saj, deputetja Hajdari u shpreh se nuk është e vërtetë që propozimi i PS përkthehet në hapje 100 për qind të listave. Sipas saj, drafti në fjalë është një mashtrim i madh.

A është e vërtetë që ju thatë që do t’i hapni listat, dhe me propozimin tuaj, po bëni një mashtrim të madh. Çfarë ofendimi po u bëj unë këtu. Propozimi juaj nuk i hap listat po them unë…me propozimin tuaj ky është një mashtrim i madh. Nuk i shpik unë këto, në çdo raport ndërkombëtar të thuhet që je vend i korruptuar. Nuk e them unë, e thonë raportet. Mos bjer në nivelin e shefit tënd. Të lexosh mesazhin e shefit tënd. Po të jap dinjitet Elis. Që ti sot mos të rrish pas shefit tënd dhe mos të shash e të fyesh femrat…” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!