Mizoritë ruse, Ukraina: Të bashkohemi për t’i dhënë fund të keqës

schedule15:21 - 12 Maj, 2022

schedule 15:21 - 12 Maj, 2022

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzhaparova, ka dënuar mizoritë e Rusisë në Ukrainë në një fjalim para këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut, shkruan The Guardian.

Rusia po kryen “shkeljet më të tmerrshme të të drejtave të njeriut në kontinentin europian në dekada”, tha Dzhaparova.

Organi më i lartë i të drejtave të OKB-së do të votojë për një projekt-rezolutë që kërkon hetimin e krimeve të supozuara në zonën e Kievit që Ukraina thotë se përbëjnë krime lufte. Më shumë se 50 vende mbështetën kërkesën e Kievit për një seancë të posaçme të këshillit për të shqyrtuar shkeljen e të drejtave të njeriut në Ukrainë.

“Këto kanë qenë 10 javë tmerri  për njerëzit e vendit tim. Tortura dhe zhdukjet me forcë, abuzimet dhe me bazë gjinore; lista e krimeve të Rusisë është e pafund.

Vetëm nëse bota qëndron e fortë dhe solidarizohet me popullin ukrainas mund të mposhtë këtë të keqe,”  tha Dzhaparova.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!