‘Miu Hero’ fiton medaljen e artë për pastrimin e minave

schedule13:49 - 25 Shtator, 2020

schedule 13:49 - 25 Shtator, 2020

Një mi është shpallur “hero” në Kamboxhia pasi arriti të zbulojë disa mina tokësore të pashpërthyera. Magawa-t iu dha një medalje ari nga Organizata e Bamirësisë veterinare britanike Dispenseri i Popullit për Kafshë të Sëmundura (PDSA).

Magawa u trajnua nga organizata jo-qeveritare APOPO për të zbuluar mjetet shpërthyese. Përgjatë 7 viteve, ai ka zbuluar 39 mina tokësore dhe 28 sende të municioneve të pashpërthyera, duke ndihmuar në pastrimin e rreth 35 hektarëve tokë.

Medalja e Artë PDSA, pjesë e programit Animal Awards të organizatës, është “nderi më i lartë për guximin e jashtëzakonshëm të kafshëve dhe përkushtimin në jetën civile“.  Miu është trajnuar të dallojë hekurishtet e ndryshme si dhe jep sinjale kur zbulon vendndodhjen e saktë të minës.

Magawa at work detecting landmines.

Ai është aq i shpejtë në gjetjen e minave tokësore sa mund të pastrojë një zonë me madhësinë e një fushe tenisi në 30 minuta – diçka që mund t’i duhen një njeriu katër ditë duke përdorur një detektor metali, tha PDSA. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!