Zjarret shkatërruese në Greqi do të shkatërrojnë më shumë se 150.000 hektarë tokë deri në fund të verës, vlerësoi më 31 gusht kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili fajësoi krizën klimatike për katastrofën me zjarre.
Ashtu si shumë vende rreth Mesdheut, Greqia është përfshirë nga zjarret masive që nga fillimi i verës. Deri më tani është raportuar për 26 njerëz të vdekur nga zjarret pyjore të shkaktuara nga kushtet e thata, erës dhe nxehtësisë, shkruan REL.
Një zjarr masiv në pyllin e Dadias, të cilin Bashkimin Evropian e ka cilësuar si zjarrin më të madh të regjistruar ndonjëherë në bllokun evropian, po vazhdon të digjet për të 13-tën ditë.
Zona e djegur nga zjarret “do të kalojë 1 miliard e 500 milionë metra katrorë, apo 150 mijë hektarë, tha Mitsotakis në parlament.
“A është kriza klimatike alibi për gjithçka? Jo, nuk është alibi, por është pjesë e interpretimit”, tha ai.