Mitsotakis për debatin e skulpturave me Sunak: Nuk ndikon në marrëdhëniet me Britaninë

schedule13:17 - 29 Nëntor, 2023

schedule 13:17 - 29 Nëntor, 2023

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur i bindur se deklaratat e kryeministrit Rishi Sunak, nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Edhe pse anulimit e takimit mes dy homologëve nga ana e Rishi Sunak, Mitsotakis e quan një ngjarje fatkeqe, sërish i qëndron idesë se marrëdhënies mes dy vendeve janë të ndërtuara prej vitesh tashmë. Në takimin e zhvilluar me Presidenten Katerina Sakellaropoulou, ai tha se çështja e skulptura mori impaktin e saj, duke i qëndruar vendimit se kërkesa e Greqisë është e drejtë për të ribashkuar skulpturat e Partenonit.

Nga ana e saj Presidentja greke Sakellaropoulou tha se Greqia është një shtet i së drejtës dhe se është në drejtimin e duhur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!