Mitsotakis paralajmëron Shkupin/ “VMRO, në hapat e Kurtit”, Xhezairi: Po vepron si qeveria e Kosovës në raport me ndërkombëtarët

schedule16:31 - 22 Maj, 2024

schedule 16:31 - 22 Maj, 2024

Analisti Seladin Xhezairi përmes një lidhjeje ‘live’ për “Balkan Update” në ABC News, foli për paralajmërimet e kryeministrit të Greqisë për Shkupin, lidhur me betimin e presidentes së re, Gordana Siljanovskës.

Ai tha se qeveria e Maqedonisë së Veriut është duke kopjuar qeverinë e Kosovës në raport me faktorin ndërkombëtarë, ndërsa shtoi se VMRO po ecën në hapat e Albin Kurtit.

“Kujtoj se qeveria në ardhje e RMV-së në një farë mënyrë është duke kopjuar qeverinë e Kosovës në lidhje me faktorin ndërkombëtar. Presidentja e re ka refuzuar të përdorë emrin kushtetues të vendit, dhe kjo nuk është se ka për të ngushtuar hapësirën e veprimit kur është fjala për çuarjen para të integrimit të vendit. Nëse dy fqinjët e Maqedonisë, Greqia dhe Bullgaria, në mënyrën e vetë kanë përçuar mesazhe se rruga në BE kalon nga Sofja ose Athina. Kjo ka për të qenë problem i madh për qeverinë e re.”, tha ai.

Sakaq Xhezairi u ndal te rivotimi në 7 qendra votimi në Maqedoninë e Veriut, ku tha se po lihet një shije e hidhur e procesit.

“Duke marrë parasysh se të gjitha palët janë mobilizuar, do shihet nëse do dalë Fronti Evropian të mbrojë votën e vetë. Nga ajo që është dëgjuar gjatë dy ditëve të fundit, mbështetësit e Ahmetit do të mbrojnë votën. Është për tu pritur si janë marrë veshje VMRO, apo secili do luftojë për veten. Partia e zotit Ahmeti është forca e dytë opozitare.”, përfundoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!