Mitsotakis letër “Omonias”: Respektimi i minoritetit grek, parakusht për hapjen e negociatave

schedule13:45 - 21 Gusht, 2019

schedule 13:45 - 21 Gusht, 2019

Kryeministri grek, Qirjakos Mitsotaqis i kujton Shqipërisë se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë është një parakusht kryesor për mbështetjen e Athinës ndaj Tiranës zyrtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në një leter drejtuar organizatës Omonia, e cila e kishte uruar më herët për fitoren në zgjedhjet e 7 korrikut, kryeministri Micotaqis thekson si një shqetësim të qeverisë greke dhe të tijin personalisht mbrojtjen e të drejtave, përfshirë edhe ato pronësore, të minoritetit grek në Shqipëri.

“Greqia qëndron në krah të minoritetit grek ne Shqiperi dhe është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin me të, në dobi të progresit të minoritetit, por edhe në tërësi të marrëdhënieve greko-shqiptare”, përfundon kryeministri grek  letrën drejtuar Omonias. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!