Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në fjalën e tij në Kuvend këtë të hënë ka vënë fokusin te situate emergjente në të cilën ndodhet Greqia për shkak të zjarreve.
Mitsotakis ka deklaruar se të gjithë ato që kanë humbur shtëpitë nga zjarret do të rindërtohet dhe të dëmtuarit do të dëmshpërblehen.
Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se gjatë kësaj periudhe janë në luftë me zjarret dhe pasojat e ndryshimeve klimatike, ndërsa theksoi se përballë tërbimit të natyrës nuk do të mjaftojë kurrë asnjë masë, ndërkohë që nuk ka humbur jetë njerëzore.
Mitsotakis iu referua gjerësisht zjarreve dhe mënyrës së trajtimit të tyre, duke vënë në dukje se Greqia ka një numër mjaft të konsiderueshëm mjetesh ajrore në dispozicion, ndërsa akuzat se zjarret janë vënë për të vendosur turbina me erë, i quajti “të pakuptimta”. /abcnews.al