Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mitsotakis dhe gruaja e tij do të vaksinohen live, zbulohet data

schedule22:00 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 22:00 - 18 Dhjetor, 2020

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis  dhe gruaja e tij Mareva do të marrin vaksinën anti-Covid më 28 dhjetor. Vaksinimi i tyre, sipas medis greke Star, do të bëhet para kamera në Spitalin Evangelismos.

Me këtë veprim, kryeministri do të dërgojë mesazhin se vaksina është e sigurt dhe ata që janë skeptikë mund të vaksinohen. Para kryeministrit do të marrë vaksinën Dimitris Pistolas, drejtori i Shërbimit Infermieror Evangelismos.

“Shumicën e kohës përpiqem të qëndroj si një profesionist i fortë në mënyrë që të duroj dhe të jap kurajo.”, tha Dimitris Pistolas për Star. g.v/abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!