Mitsotakis bisedë telefonike me Zelenskyn, çfarë thanë dy liderët

schedule12:21 - 14 Mars, 2022

schedule 12:21 - 14 Mars, 2022

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

The  Guardian raporton se Mitsotakis i tha Zelenskyt se zbatimi i plotë i sanksioneve nga vendet e Bashkimit Evropian do të ndihmonte në presionin ndaj Rusisë për të ndaluar sulmet.

Dy liderët diskutuan në telefon ndryshimet që po pëson bota nga pushtimi rus.

“Kryeministri grek theksoi se zbatimi i plotë i sanksioneve nga të gjitha vendet anëtare dhe aleatët do të ndihmojë në rritjen e presionit ndaj Rusisë për të ndaluar sulmet,” tha zyra e Mitsotakis.

Mitsotakis e siguroi Zelenskyn se qeveria greke mbështet plotësisht Ukrainën , raportoi Reuters.

Greqia po dërgon ndihma në Ukrainë dhe ka shprehur hapur ftesën për të pranuar refugjatët e luftës.

Të dy krerët ranë dakord gjithashtu mbi nevojën për një korridor humanitar në rajonet e goditura si Mariupol, ku jetojnë qindra grekë. Athina po bën gjithashtu përpjekje për të evakuuar një pjesë të stafit diplomatik dhe njerëz të tjerë nga Mariupoli./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!