Mitsotakis: BE i bën thirrje Turqisë të de-përshkallëzojë tensionet, shpresoj që këtë herë ta dëgjojë

schedule16:52 - 23 Qershor, 2022

schedule 16:52 - 23 Qershor, 2022

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u shpreh i kënaqur me projekt-konkluzionet e Këshillit Evropian, duke marrë pjesë në punimet e Samitit të BE-së.

“Unë do të informoj Këshillin Evropian për zhvillimet në Mesdheun Lindor”, tha ai. “Athina mbulohet plotësisht nga projekt-konkluzionet, të cilat i kërkojnë qartë Turqisë të ndalojë vënien në pikëpyetje të sovranitetit, por edhe të integritetit territorial të vendeve të BE-së dhe të kthehet në një proces de-përshkallëzimi, me respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar”, theksoi kryeministri grek.

“Dhe shpresoj se Turqia do t’i dëgjojë këto bindje këtë herë, sepse vetëm kështu do të jetë e mundur të ulet tensioni në Mesdheun Lindor gjatë këtyre muajve, me fajin e vetëm të vendit fqinj”, shtoi ai.

Lidhur me axhendën e konferencës, kryeministri theksoi: “Këshilli aktual Evropian ka një rëndësi të veçantë, pasi ne do të konfirmojmë unanimisht dhënien e statusit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!