Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit tre zyrtarë serbë policie në Mitrovicën e Veriut.
Urdhërarrestet ishin lëshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në vijim të operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij viti, të koduar me emrin “Kontrabanda”.
Tre të arrestuarit, një toger policie, një rreshter dhe një zyrtar policor akuzohen për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
Me tri arrestimet e sotme, numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25./abcnews.al