“Mitrolozin e gjetëm në rrugë”, çfarë deklaruan në gjykatë tre të arrestuarit në Durrës

schedule14:44 - 1 Shtator, 2021

schedule 14:44 - 1 Shtator, 2021

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre të arrestuarit, të cilët dyshohen se do të kryenin një vrasje. Aldi Mustafa, 35 vjeç, Uran Zyka, 40 vjeç si dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç janë paraqitur sot në sallën e gjyqit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gazetari Leonidha Musaj bën me dije se para trupës gjykuese ata janë shprehur se mitralozin e gjetën në rrugë dhe po shkonin ta dorëzonin.

Ndërsa armët e tjera Uran Zyka ka deklaruar se ishin të tijat dhe se shokët nuk kishin dijeni për to.

Këta të fundit u arrestuan gjatë një operacioni të policisë dy ditë më parë.  Në momentin kur janë ndaluar nga policia ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “BMË” që drejtohej nga Mustafa. Ata kanë tentuar të largohen duke goditur makinën e policisë por janë bllokuar nga shërbimet e tjera të uniformave blu.

Në makinë u gjetën 3 pistoleta me fishekë në fole, 1 mitraloz me fishekë në fole dhe gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!