Mitingu përmbyllës/ Minxhozi: PS, konstante në numra! Gjikondi: Rama është kujdesur për çdo detaj

schedule20:30 - 9 Maj, 2025

schedule 20:30 - 9 Maj, 2025

Tiranë- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, mbajnë këtë të premte takimin përmbyllës të fushatës elektorale.

Një “Real Story Special”, me analistë në studion e ABC News, vjen me analizë të fushatës elektorale të zhvilluar prej një muaji.

Analisti Skënderi Minxhozi gjatë fjalës së tij u shpreh Partia Socialiste ka qenë konstante në numra…

“Të gjithë ne kujtojmë rënien e PS, ose më mirë të themi kalimin qesharak të PPSH në PS, ndodhi ky tranzicion që u duk artificial sepse Shqipëria ishte në prag të përmbysjes së sistemit. Në këto dy sigla çfarëdo emrash të merrnin gjithë urrejtja popullore do të shkonte në një anë. Dhe viti ’91 ishte simbolikë, pasi po rrëzohej një trashëgimi antipopullore, Ky fenomen u riformatua vetëm një vit më pas ku ai elektorat i kamufluar, i trembur, doli vetëm 4 muaj pasi përjetuam një palë zgjedhje që ende sot i quajmë si historike. Por janë dy parti që vërtet kanë pasur pikënisje të ndryshme, por kanë çuar shumë pranë njëra-tjetrës…”, ka thënë mes të tjerash ai.

Ndërsa analistja Brizida Gjikondi komentoi mitingun përmbyllës të PS, por edhe arrestimin e Erion Veliajt dhe nëse ka pasur ndonjë efekt kjo ngjarje.

“Rama duhet thënë se është kujdesur për çdo detaj. Rama synon të tregojë që unë nuk i lëshoj njerëzit e mi, ata lëshojnë veten. Por kemi parë personazhe që kanë qenë pranë Veliajt. Të mos harrojmë që edhe vetë politika ka lidhje pragmatiste, dhe në momentin që të rrëshqet këmba të gjithë vazhdojnë përpara. Ajo që më bën përshtypje te të dy mitingjet, është se këto fytyra të qeshura nuk reflektohen të njerëzit. Mendoj që Rama do të japë edhe një mesazh për ta nxjerrë Tiranën edhe më mirë se kur ishte në Veliaj në krye të saj”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!