Mitingu përmbyllës i PS, Vojo Bregu denoncon: Punonjësit e administratës i kanë detyruar

schedule08:19 - 23 Prill, 2021

schedule 08:19 - 23 Prill, 2021

Pasditen e enjtes, Partia Socialiste ka zhvilluar fushatën përmbyllëse për zgjedhjet parlamentare në sheshin “Skënderbej”. Paralelisht ka zhvilluar mbylljen edhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim në sheshin “Nënë Tereza”.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, kandidati i LSI për deputet Vojo Bregu ka denoncuar se punonjësit e administratës janë detyruar që të bëhen pjesë e mitingut.

Sipas Bregut, pavarësisht motit me shi, pjesëmarrësit te LSI ishin të shumtë.

Disa miqtë e mi që punojnë në administratë më kanë dërguar mesazhe dhe më kanë thënë që i kanë detyruar të jenë aty.

Unë vajta para se të bëhej mitigu dhe po diskutonin nëse do bjeri shi apo jo. Unë thash shpresoj të bjerë se aty do të shohim se kush do vij. Imagjino ata erdhën me shi, lëre se çfarë do kishin bërë pa shi”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!