Mitingu i Berishës? Bejko-Kadillit: Po shkon ta bësh legjitim një grumbullim anti-amerikan

schedule12:37 - 10 Nëntor, 2021

schedule 12:37 - 10 Nëntor, 2021

Situata politike në Partinë Demokratike kohët e fundit është kthyer në një arenë debati mes grupimeve të ndryshme brenda partisë që mbështesin Lulzim Bashën dhe ish liderin Sali Berisha.

Në ABC Live këtë të mërkurë në një panel të ftuarish është diskutuar në lidhje me vendimin e Berishës për të mbledhur kuvendin më 11 dhjetor, që është quajtur ndryshe si një miting anti-amerikan.

Fatbardh Kadilli nga lëvizjen e re ‘Iniciativa Demokratike- IDE’ ka deklaruar se do të jetë pjesë e mitingut të Berishës, dhe pse nuk është dakord me rikthimin e tij në krye të PD-së.

Gjatë debatit të tij me anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, Kadilli është shprehur se ai është kundër Bashës dhe Berishës, dhe se nuk po shkon që të përkrahë një anti-miting amerikan se nëse do të ishte I tillë atëherë duhet të bëhen të gjithë ,kundër Berishës.

Bejko nga ana tjetër ka theksuar se ishte pikërisht Berisha ai që ka bashkëqeverisur me Bashës që nga 2013 dhe tashmë ka dalë kundra tij për interesa personal.

Pjesë nga debati Bejko-Kadilli:

Roland Bejko: Nuk më intereson fare sesa firma ka mbledhur, Berisha që në 2013 nuk duhet të ishte bashkëkryetar e ka mbajtur peng Bashën për 8 vjet. Çdo justifikim që ai ka sot është se e bën në interes të tij personal. Në 11 dhjetor është një miting i prerë nga vetë Berisha, jo nga struktura dhe institucione. Po shkon që të legjitimosh një miting anti amerikan. Unë do e besoja një gjë të tillë nëse Berisha e ka si reformim partinë prioritet jo vetëm për interesa personale.

Fatbardh Kadilli: Nuk jam unë që e legjitimoj Berishën,

Roland bejko: Po je ti, sepse po shkon atje. Atje do jesh aset aty dhe e dyta është se po the ndonjë gjë që nuk është në atë parim, do hash ndonjë gjë.

Fatbardh Kadilli: Ne të dy i kemi parë të gjithë skemat dhe jam dakord se Berisha ka qenë dirigjenti dhe e ka bërë gjithë këtë. Legjitimitetin ai nuk e merr nga unë.

Roland Bejko: Ai është jolegjitim, është miting,

Fatbardh Kadilli:  Unë legjitimitoj vetveten, Berisha aty është një imazh. Nëse është anti amerikan duhet ta ndalojmë të gjithë.

Roland Bejko: Jo nuk e ndalon dot ti atë.

Nga ana tjetër në ABC Live këtë të mërkurë një tjetër debat i fortë ka qenë ai mes anëtarëve të Këshillit Kombëtar Veap Kola dhe Roland Bejko me Lisandër Hoxhës.

Hoxha i ka thënë Bejkos që një vendim i tillë i marrë nga Berisha nuk mund të quhet jolegjitim, ndërsa Bejko thekson se ai është një miting anti amerikan dhe një hap i ndërmarrë nga Berisha për të mbrojtur veten nga Amerika.

Ndërsa mes Hoxhës dhe Veap kolës debate ka kaluar dhe në fyrje personale, ku akuzojnë njëri tjetrin për modelin dhe lyerjen e flokëve.

Hoxha është shprehur se mbështetësit e Bashës tashmë janë si anëtarët e një kooperative bujqësore ndërsa Kola ka theksuar se mitingu i Berishës është anti amerikan dhe jo halli i PD-së.

Lisandër Hoxha: Kooperativa bujqësore e Lulit ka 500 delegatë,

Veap Kola: Nuk ka rëndësi se çfarë është aty, por ai është një miting dhe do e drejtojë një person që është non grada në SHBA. Halli i tij nuk është PD-ja por problem që ai ka me SHBA. Departamenti i Shtetit dhe ambasadorja ja kanë kërkuar shkarkimin e Berishës. PD-ja mos ndjektë fatin e PDSHS në Maqedoni.

Lisandër Hoxha: Kam ardhur për të folur,

Veap Kola: S’kam për të folur me ty,

Lisandër Hoxha: Nuk i bëj flokët me këna,

Veap Kola: Unë nuk mbuloj thinjat. Me 11 dhjetor nuk ka lidhje me legjitimitetin, por është një kuvend për të mbrojtur Sali Berishën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!