Një jetë e kaluar me pianon dhe me nxënësit, jep mësim prej 70 vite dhe ndonëse numëron plot 90 vite mbi supe, ende vijon të mësojë brezat me tingujt e pianos.
Me plot 7 dekada duke mësuar breza të të pianistësh, Marie Daka, ‘Mësuese e Merituar’ vjen në një rrëfim në Pas Mesnatë për jetën, karrierën e saj dhe jo vetëm.
Edhe pse 90 vjeç, Maria thotë se nëse nuk jap mësim e ndjej veten të humbur më duket sikur vegjetoj.
“Dëshira ime ishte të bëhesha mjeke, por nuk arrita të regjistrohem. Im vëlla më shtyti të shkoj në Lice Artistik, pasi në Shkodër në fëmijëri kisha luajtur pak piano. Nga dita që hyra në Lice nuk u ndava më nga tingujt. 18 vjec nisa të jap mësim për herë të parë, mësimdhënia më pëlqeu shumë. Orët e para jepja mësim, më pas merrja mësim për vete.” rrëfen ajo.
Dy personalitete të vendin kanë marrë mësime pianoje nga Marie Daka.
“Kanë qenë dy Presidentë, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi, që I kam dhënë muzikë, po ashtu edhe pedagogë sot në Akademi, si Merita Rexha, Fatmira Heta, Kastriot Tusha,” vijon ajo./abcnews.al