“Miti i Berishës ka rënë”, Meçe: Kërkon të mobilizojë partinë kundër gjykatës, nuk ka mbështetje

schedule18:39 - 27 Tetor, 2023

schedule 18:39 - 27 Tetor, 2023

I ftuar në “Special Report” në ABC News, analisti, Arben Meçe foli në lidhje me çështjen “Berisha” dhe politizimin e saj.

Ai u shpreh se një gjë e tillë pritej, duke shtuar se Berisha nisi me “Foltoren” dhe më pas të gjithë lëvizjet e tij, pikërisht me këtë synim.

“Eshte manovër që përdorim të gjithë politikanët. Mbrohen ndaj akuzave nëpërmjet sistemit që goditja është politike.

Natyrisht Berisha, mori “Foltoren” dhe bëri gjithë këtë nisëm më një synim të vetëm.

Pritshmëri e Berishës ishte që pesë çështjet  që janë në ngarkim të tij do të ekzekutohen, sepse ai e di shumë mirë që është fajtor.

Po të shikosh edhe lëvizjet e Berishës, janë të lidhura me tendencën për ta zhvlerësuar sistemin e drejtësisë dhe nga ana tjetër për të mobilizuar partinë.

Berisha është në një krizë të madhe tani, sepse pritshmëritë e tij ishin që në ditën e parë të vendimit në parti të kishte një vetëlëvizje, por kjo ndodhi dhe ai po mundohet tani ta bëjë vetë një gjë të tillë” tha Meçe.

Ai shtoi se Berisha pavarësisht lëvizjeve të tij dhe dëshirës për të mobilizuar sa më shumë partinë dhe mbështetësit, është në një krizë të thellë dhe nuk arrijë të bëjë dot asgjë edhe pse do të përpiqet deri në sekondën e fundit.

Berisha do të bëjë të gjithë përpjekjet e mundshme, sepse ai e ka treguar në këto 30 vite që reziston deri në sekondën e fundit dhe ai në këtë plan do bëjë lëvizjet e tij deri në sekond të fundit, deri kur të merret nga policët dhe të dërgohet në gjykatë.

Suporti real i Berishës nuk është ai imagjinuari. Berisha nuk e ka atë mbështetje që ne prisnim. Miti i Berishës 10 vitet e fundit është mbajtur  është investuar, për realisht nuk ka më mbështetje.

Berisha duhet të kuptojë një gjë, që e vetmja rrugë që mund ta mbrojë atë është t’i nënshtrohet sistemit të drejtësisë dhe në dyert e saj ai të bëjë transparente përballë oponencës, jo në këtë konferenca shtypi, që më shumë po e zhvlerësojnë Berishën.

Ai nuk ka cfarë thotë më në konferenca” shtoi ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!