Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mitaj vazhdon “pushimet”/ Ylli i kombëtares sërish jashtë ekipit në Arabinë Saudite

schedule15:20 - 18 Tetor, 2025

schedule 15:20 - 18 Tetor, 2025

Përsëri ishte i detyruar ta ndiqte ndeshjen nga tribuna.

Mario Mitaj po kalon vërtet një moment të vështirë në karrierën e tij me klubin, ndërsa e kundërta po I ndodh me kombëtaren.

Mbrojtësi kuqezi ishte edhe një herë jashtë ekipit në ndeshjen e Ligës Profesioniste të Arabisë Saudite, në të cilën skuadra e tij, Al Itihad, nuk bëri dot autokritikë.

Përfundoi 1-1 dueli në fushën e rivalit Al Fajha, me kapitenin Karim Benzema që humbi penallti.

Çfarë po ndodh?

Zyrtarisht, klubi kampion saudit dhe trajneri Konseisao informon se shqiptari ishte një nga tre lojtarët e huaj që u lanë jashtë skuadrës, bashkë me algjerianin Auar dhe serbin Simiç.

Mitaj dhe Simiç u cilësuan të lodhur pasi u kthyen vetëm të mërkurën në ekip që nga angazhimet me kombëtaret, ndërsa Auar ishte ende I lënduar.

Sipas rregullave në ligën saudite, në përbërje të një skuadre për një ndeshje mund të jenë 8 të huaj, dhe jo më shumë.

Gjithsesi, më herët mediat saudite kanë shkruar se mbrojtësi 22-vjeçar ka pasur probleme pikërisht me francezin Benzema, I cili sipas tyre ka kërkuar disa herë që ai të përjashtohej nga skuadra.

Fakt është që Mitaj ka luajtur vetëm dy herë në ligën saudite, madje nga 90 minuta, ndërsa në tri ndeshje të tjera ka qenë në tribunë.

Nuk dihet sesi do të vazhdojë karriera e tij tek Al Itihad, me të cilin fitoi titullin dhe Kupën e Mbretit, ndërsa situata duket mjaft e vështirë.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!