Nuk ishte në fushë deri në fund, por meritën e pati të gjithën. Mario Mitaj arriti në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në Arabinë Saudite, pas një dueli të jashtëzakonshëm çerekfinal.
Skuadra e tij, Al Itihad, ia doli pikërisht ndaj kampiones në fuqi, Al Hilal, por vetëm pas kohëve shtesë dhe penalltive.
Mbrojtësi kuqezi ishte në fushë për 105 minuta, në një përballje me emocione të forta, në të cilën shkëlqyen yje si Benzema, Kante, Mitroviç, Milinkoviç-Saviç, Kulibali, Kanselo apo Fabinjo.
Mitaj nuk e pati aspak të lehtë sepse shumë nga sulme e Al Hilalit u drejtuar në krahun e tij, por gjithsesi u përball siç duhet.
Heroi I ndeshjes ishte ish-ylli I Realit dhe I Francës, Karim Benzema, me dy gola, duke I dhënë fillimisht epërsinë 1-0 Al Itihadit në 63’, e pastaj duke barazuar në 2-2 gjashtë minuta para përfundimit të shtesave.
Al Hilal, padyshim ekipi më I mirë saudit, bëri më shumë me plot 21 gjuajtje ndaj 13 të rivalit dhe me 54 për qind mbajtje të topit.
Salem Aldausari në 72’ dhe Markos Leonardo në 101’ përmbysën përkohësisht rezultatin, por nuk e ndihmuan dot skuadrën për kualifikimin.
Benzema goditi thuajse në fund dhe po ashtu ndihmoi ekipin duke shënuar penalltinë e parë.
Ekipi I Mitajt I realizoi të tre 11-metërshat, ndërsa kampionia e Arabisë në mënyrë të pabesueshme humbi tre dhe shënoi vetëm një.
Tashmë, pritet të hidhet shorti që futbollisti I kombëtares shqiptare të mësojë rivalin e radhës në gjysmëfinalen e Kupës.