Një ushtar 25-vjeçar italian u vetëvra gjatë kohës që ishte në krye të detyrës në Palazzo Grazioli, rezidenca e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi në Romë. Ai shkoi në tualet dhe i dha fund jetës.
Enrico De Mattia kishte marrë pjesë të shtunën në operacionin “Rrugët e Sigurta”, përpara se të vetëvritej. Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të panjohura.
Vetëvrasja u konfirmua nga ushtria italiane. Gianluca Rizzo, nga Lëvizja 5 Yjet shkruajti në Facebook se ushtarët përballen me “shok psikologjik” më shumë se çdo grup tjetër, për shkak të specifikave të kësaj pune.
De Mattia është ushtari i tretë që kryen vetëvrasje në 6 muaj. Të gjithë ushtarët e vetëvrarë kryenin shërbimin në komandën e të njëjtit gjenerali brigade, Paulo Raudino.
Sipas mediave italiane, personali ushtarak ankohet herë pas here për kushtet e punës, përfshirë orët e tejzgjatura dhe presionin psikologjik nga eprorët e tyre./tvklan.al