Një makinë është gjetur e shkrumbuar në fshatin Ahmetaq pranë Aeroportit të Rinasit.
Mësohet se makina tip “Volkswagen” është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit dhe është shkrumbuar plotësisht.
Kujtojmë se jo shumë larg nga vendi ku është gjetur kjo makinë e djegur u ekzekutuan tre të rinj mbi urën e Fushë Krujës. Ende nuk dihet nëse makina në fjalë ka lidhje me autorët që mund të kenë kryer krimin e rëndë.
Makina mësohet se është gjetur rreth orës 1 të natës e djegur dhe ka qenë pa targa. Ajo që shton misterin është tipi i njëjtë i makinës “Volkwagen” me të cilën lëviznin viktimat por edhe autorët e dyshuar kishin po të njëjtën lloj makine.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Ahmetaq, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një automjet i parkuar tip “Volkswagen”. Punohet për saktësimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al/