Zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje popullit për të gjetur një avion luftarak, i cili u zhduk në Karolinën e Jugut. Sipas The Guardian, piloti u hodh nga një avion F-35B Lightning II mbi North Charleston të dielën pasdite pas një incidenti, thanë zyrtarët ushtarakë.
Gjithçka filloi kur piloti i avionit u hodh me parashutë në North Charleston rreth orës 14:00 dhe u dërgua në një spital lokal, ku është në gjendje të qëndrueshme, tha Major Melanie Salinas. Emri i pilotit nuk është bërë i ditur.
Bazuar në vendndodhjen dhe trajektoren e avionit të zhdukur, kërkimi për F-35 Lightning II u përqendrua në iqenin Moultrie dhe Lilqenin Marion. Të dy liqenet ndodhen në veri të Charleston.
Autoritetet janë ende duke hetuar pse piloti u hodh, thanë autoritetet.
/abcnews.al