Misteri i vullkanit që i dha formë Mesdheut

schedule09:18 - 16 Gusht, 2018

schedule 09:18 - 16 Gusht, 2018

Një mister i periudhës antike, i cili përfshin një nga shpërthimet vullkanike më të fuqishme të 4000 viteve të fundit, është zgjidhur nga të dhënat e mbledhura nga rrathët e pemëve.

Shpërthimi i vullkanit Thera në ishullin grek të Santorinit ishte një event natyror aq i jashtëzakonshëm saqë pati ndikim deri në Turqi e Egjipt. Shpërthimi shkaktoi një dëmtim tek fqinjët e kolonisë Minoane, pikë e rëndësishme e kulturës dhe mitologjisë greke të asaj kohe, duke i fundosur ata në një mantel hiri dhe gurësh dhe shteruar burimet vendase e duke u bërë kështu një nga shkaktarët kryesorë të rrënimit të kësaj popullsie. Gjithashtu, shkaktoi edhe shumë stuhi shiu në territorin e Egjiptit antik.

Megjithatë, pavarësisht provave të përgjithshme të ngjarjes në të gjithë territorin e Mesdheut, identifikimi i një date të saktë ka qenë shumë e vështirë. Arkeologët dhe shkencëtarët kanë marrë së bashku kohën e të dhënave të shkruara, bashkë me mbetje të poçarisë dhe datimin e materialeve bimore të radiokarbonit të ruajtuar nën hi. Informacionet e deritanishme kanë qenë kontradiktore, ndaj një grup kërkuesish nga Universiteti i Arizonës, me në krye studiuesen Charlotte Pearson, vendosën ti jepnin një zgjidhje këtij misteri.

“Bëhet fjalë për të vënë në vijë një linjë kohorë të historisë së antikitetit në Egjipt, Greqi, Turqi dhe në pjesën tjetër të Mesdheut, në këtë pikë kritike të ndodhisë fatkeqe, për nxjerrjen e një përfundimi.” – shpjegoi ajo.

Shkencëtarët përdorën të dhëna radiokarbonike marrë nga rrathët e brendshëm në trungjet e pëmëve, të cilat kanë ekzistuar që nga koha e shpërthimit vullkanik.

“Çdo rreth i pemës është një kapsulë kohore e radiokarbonit të vitit kur u rrit, prandaj mund të themi se mund të identifikojmë një rreth peme nga viti 1600 p.e.s dhe se sa shumë radiokarbon ka në të.”

Sipas tyre, përdorimi i radiokarbonit në nxjerrjen e të dhënave historike, përbën një revolucion në fushën e arkeologjisë. Kështu u bë e mundur të nxirrej përafërsisht se shpërthimi i vullkanit Thera daton që në shekullin XVI p.e.s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!