Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Misteri i spermës…me kancer/ Në Shqipëri fertilizimi in vitro bëhet vetëm me dhurues prindër

schedule15:36 - 13 Dhjetor, 2025

schedule 15:36 - 13 Dhjetor, 2025

Prej ditësh në vend është ngritur shqetësimi, nëse është përdorur apo jo spermë që rrit rrezikun për kancer të përdorur në fertilizimin In Vitro, për konceptimin e thuajse 200 bebeve në Europë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Ministria e Shëndetësisë për ABC News, thotë se në vend ne nuk kemi një bankë sperme, dhe në të vetmen qendër shtetërore ku kryhet procedura e fertilizimit In Vitro, bëhet nëpërmjet dhuruesve prindër. Megjithatë, kjo nuk e shuan misterin, nëse është futur sperma e donatorit danez në vend, nëpërmjet rrjetit të klinikave private.

Sa i takon kontrolleve mjekësore që duhet t’ju nënshtrohet një donator, mjekët obstetër gjinekolog tregojnë për ABC News, se dhuruesit e spermës u nënshtrohen  një sërë testimeve, ku përfshijnë kryesisht ata të sëmundjeve trashëguese, siç janë sëmundjet infektive, apo çrregullimet e shëndetit mendor, pasi kanë predispozitë familjare.

ADN-ja, mund të përmbaj edhe gene të fshehura siç mund të jetë rasti i hulumtuar në median britanike, për të cilët mjekët shprehen se testimi i këtyre geneve të rralla kërkon kosto shumë të larta financiare, duke nënkuptuar anashkalimin e testimeve. Në çdo rast, specialistët e shëndetit sqarojnë se një mutacion gjenetik, nuk do të thotë domosdoshmërisht që mund të ketë predispozitë kancerogjene, ndërsa theksojnë edhe rolin e gjeneve të trashëguara nga nëna, të cilat mund të të mbrojnë.

Sipas investigimit të kryer nga BBC, donatori danez  ishte  i shëndetshëm dhe rezulton dhurues sperme që prej vitit 2005, ku të paktën 197 fëmijë erdhën në jetë prej tij.

Ky person pa vetëdije, mbante një mutacion gjenetik që rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit.

Nga investigimi i disa mediave europiane është zbuluar që sperma është shpërndarë në disa vende të kontinentit, ku në hartën e publikuar nga BBC, listët nuk i shpëton as Shqipëria.

Sipas BBC, disa nga fëmijët e lindur nga ky dhurues kanë ndërruar jetë, ndërsa shumë prej tyre që mbartin këtë gen, pritet të zhvillojnë kancer gjatë jetës së tyre.

Në të njëjtin hulumtim thuhet se sperma nuk është shitur në klinikat e Mbretërisë së Bashkuar, por disa familje e kanë përdorur gjatë trajtimit të fertilitetit në Danimarkë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!